Kripa është aleatja sekrete për flokë pa zbokth dhe dhëmbë të bardhë

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kripa është një përbërës kryesor në kuzhinë sepse u jep shije pjatave tona, por fare mirë gjen përdorim edhe jashtë saj. Ajo mund të përdoret në ritualet tuaja të bukurisë për lëkurë, flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Këtë e konfirmon edhe dermatologu nga New York City, Joshua Zeichner, drejtues i hulumtimeve kozmetike dhe klinike në spitalin Mount Sinai në Nju Jork.

Kripa e detit është gjithashtu një eksfoliues i mirë dhe ka veti antimikrobiale.
Ajo gjithashtu mund të funksionojë shumë mirë si trajtues kundra zbokthit dhe zbardhues për dhëmbët. Lexoni më poshtë:

Trajtim kundra zbokthit
Kripa ndihmon në zbutjen dhe largimin e qelizave të vdekura (zbokhit) dhe stimulon qarkullimin për një skalp të shëndetshëm. Ky përbërës gjithashtu thith vajin dhe lagështinë e tepërt nga sklapi si dhe parandalon zhvillimin e kërpudhave duke penguar rrënjët e zbokthit.

Ndani flokët në seksione dhe spërkasni dy lugë çaji kripë në skalpin tuaj. Me gishta të lagur masazhojeni për 10-15 minuta. Mund t’ia kërkoni edhe dikujt t’ua bëjë këtë masazh. Do të jetë shumë relaksues. Rezutltatet do të jenë të menjëhershme.

Zbardhues dhëmbësh
Kripa dhe soda e bukës janë të dyja, abrazivë të butë që do të ndihmojnë në largimin e njollave nga dhëmbët dhe do t’u japin atyre shkëlqim. Kripa është gjithashtu një burim natyral fluori, i cili është një bonus për dhëmbët dhe mishrat e tyre.

Përzieni një lugë çaji kripë dhe dy lugë çaji sodë buke. Zhysni furçën e lagur të dhëmbëve tek kjo përzierje, dhe fërkoni dhëmbët si normalisht. Nëse shija është shumë e fortë, shtoni pak pastë dhëmbësh tek furça para se ta zhysni tek përbërja me kripë./living.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme