Kriptovaluta Libra kërkon licencë për sistemin e pagesave në Zvicër

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Projekti i Facebookut për kriptovalutën Libra po kërkon një licencë zvicerane për sistemin e pagesave, tha vëzhguesi financiar FINMA, duke theksuar se përhapja e shërbimeve të planifikuara kërkon një vlerësim më të gjerë.

Rrjeti më i madh botëror i medias sociale i publikoi planet në muaji qershor për të hedhur në treg një kriptovalutë teksa kërkon të zgjerohet përtej rrjeteve sociale dhe të zhvendoset në tregtinë online dhe pagesat globale, megjithëse planet kanë tërhequr një shqyrtim intensiv nga zyrtarët financiarë botëror.

“Si shkak i lëshimit të një sistemi pagesash nga Libra, ky projekt i planifikuar shërbimi do të shkonte qartazi përtej një sistemi të pastër pagesash. Këto do të arrinin deri në alokimin e kapitaleve për kreditim, rreziqe tregu dhe operacionale, rrezik përqendrimi dhe likuiditetesh dhe në menaxhimin e rezervës së Libras”, tha FINMA, duke theksuar se kjo do të thotë që projekti në fjalë do të kërkonte licenca shtesë me kalimin e kohës, përcjell Telegrafi.

Libra i ka kërkuar FINMA që të sqarojë statusin e shoqatës dhe të monedhës Libra nën ligjin mbikëqyrës zviceran.

Nën Sekretari i Terrorizmit dhe Inteligjencës Financiare i SHBA-ve, Sigal Mandelker u tha gazetarëve se projekti i kiptovalutës duhet të arrijë standardet më të larta për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit nëse kërkon që të hidhet në terren.

“Nuk ka rëndësi nëse është Bitcoin, Ethereum apo Libra, mesazhi ynë është i njëjtë për të gjitha këto kompani, luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duhet të jetë pjesë e dizanjimit tuaj për të siguruar lejen”, tha Mandelker.

FINMA tha se mbikëqyrja e gamës së shërbimeve të ofruara nga Libra duhet të ndjekë shprehjen “të njëjtat rreziqe, të njëjtat rregulla”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme