Kriptovaluta e Facebookut e cila do të lëshohet në përdorim nga një organizatë me seli në Zvicër, nuk është krijuar për të zëvendësuar paratë tradicionale ekzistuese, kështu tha një drejtues i Libra Association.
Sipas Bertrand Perez, kjo kriptovalutë nuk është në hapësirën e zëvendësimit.
“Nuk jemi në hapësirën e zëvendësimit të një politike dhe rezerve monetare”, tha Perez gjatë një konference të Blockchain në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Projekti sipas tij mund të ndihmojë Kombet e Bashkuara të arrijnë objektivat e tyre të zhvillimit si eliminimi i varfërisë dhe barazia gjinore.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore Zviceriane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ditë parë një ekzekutiv i kompanisë ka lajmëruar se kjo valutë do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.
Që kur kompania publikoi planet për Libra në muajin qershor, është përballë me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e saj.
Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptovalutave.
Vlera e Libras do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptovaluta do të mbikëqyret nga një organizatë me 28 anëtarë.