Nëna e Kim Kardashian ka folur për divorcin e vajzës me Kanye West.
Kris Jenner po flet hapur për ndarjen e vajzës Kim Kardashian nga Kanye West.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye më 19 shkurt, pas gjashtë vjet martese.
Gjatë paraqitjes së saj në Australi në ‘Kyle & Jackie O Show’ të enjten, ajo tha se dëshiron më të mirën për Kim dhe Kanye gjatë procesit “të vështirë”.
“Unë mendoj se do të jetë gjithmonë e vështirë në çdo kohë … e dini, ka shumë fëmijë” tha Kris.
“Gjëja e mirë për familjen tonë është se ne jemi aty për njëri-tjetrin, e mbështesim dhe e duam njëri-tjetrin shumë, kështu që gjithçka që dua është që ata fëmijë të jenë të lumtur”.
“Unë mendoj se të gjithë e duam atë për familjet tona, vetëm të kemi mundësi të kemi dashurinë dhe vlerësimin e njëri-tjetrit dhe që të gjithë të jenë mirë,” shtoi ajo.
“Kjo është ajo që ju dëshironi si nënë”. Komentet e Kris erdhën vetëm disa orë para premierës së sezonit të fundit të Keeping Up With the Kardashians.
Shfaqja nuk i është shmangur dokumentimit të vështirësive të familjes në të kaluarën, por Kris tha se është shumë herët për të thënë nëse divorci i Kim dhe Kanye do të bëhet një fokus i sezonit.