Kriset miqësia? Efi Dhedhes flet për Jori Dellin: Aman çfarë i duket vetja asaj! Modelja: O kafshë…

Prishtinë | 30 Maj 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Efi Dhedhes dhe Jori Dellit kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

Vajzat shpeshherë kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre së bashku dhe takimet me njëra-tjetrën, duke treguar se kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Megjithëse Jori pas konfirmimit të lidhjes me reperin italian, Fred De Palma, është shpërngulur për të jetuar në Itali, ndërsa të shumta kanë qenë edhe udhëtimet e modeles drejt Shqipërisë.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Efi ka “thumbuar” Jorin mbi udhëtimet e saj të shpeshta në Shqipëri.

“Kisha dy fjalë për atë Jori Dellin, si e ka ajo. Aman si bën edhe ajo kështu. E ka bërë Shqipërin-Itali si me qenë Tiranë-Durrës. Aman çfarë i duket vetja asaj”– tha ajo me një fytyrë i injoruese.

Të njëjtën video e ka postuar edhe Jori në faqen e saj të Instagram, ndërsa krahas saj shkruan: “O kafshë, të dua.”

Të ngjashme