Kristjan Asllani shumë afër transferimit në ligën arabe

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke përfshirë në ofertën e tij edhe mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër i ka propozuar skuadrës saudite një ofertë prej rreth 18 milionë eurosh, ku pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe kartoni i Asllanit.

Diaby shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Interit dhe raportohet se vetë lojtari është i gatshëm për një transferim në Serie A.

Ndërkohë, Asllani, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, pritet të largohet këtë verë pasi nuk është përfshirë në kampin përgatitor të skuadrës. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar 42 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar pesë gola.

24-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Besiktasi, por klubi turk nuk e aktivizoi opsionin e blerjes. Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra të Serie A, përfshirë Atalantën, Sassuolon dhe Cagliarin.

Një transferim te Al-Ittihad do t’i ofronte Asllanit mundësinë për të nisur një kapitull të ri në karrierë dhe për të gjetur më shumë hapësirë në fushë.

Të ngjashme