Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, kritika të shumta janë hedhur nga deputetët opozitarë rreth kontratave, sipas tyre njëburimore, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në replikën e saj, ka thënë se “në mesin e qindrave kompanive ju i keni zgjedhur dy”, duke iu drejtuar pozitës.
“Nuk ke bë shpallje të tenderit që në mesin e qindrave kompanive ju i keni zgjedh dy, që i njihni dmth nuk e di se qysh ju ndjeheni por janë me negocim, nuk ka lidhje a një burimore a disa burimore, kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë Bajrami.
Ndërsa deputeti, Haki Abazi ka folur për legalizimin e objekteve të ndërtuara gjatë 25 viteve të fundit duke kritikuar formën e legalizimit që është bërë nga ministria përkatëse.
“Ministër ligji për legalizimin të objekteve të ndërtuara 25 viteve të fundit, kostoja e legalizimit mos kqyr me e vjedh tek komuna, është miratu prej ministrisë, në cilin nivel merren këto vendime, me çfarë transparence merren këto vendime. Në pistën e aeroportit është vjedhë në tender, kujt i garanton minsitri që pranimet teniknike nuk kanë me qenë të falsifikume. Shkoni merrni studimin e Turqisë për tërmetin dhe e shihni se çka ka ndodh”, është shprehur deputeti Abazi.