Granit Xhaka ka qenë në qendër të kritikave javën e fundit.
Pasi fyeu tifozët në ndeshjen ku u largua me vërshëllima ndaj Crystal Palace, Granit Xhaka ishte në qendrën e kritikave ditëve të fundit, shkruan lajmi.net.
Ndodhitë e fundit kanë ndikuar edhe në familjen e kapitenit të Arsenalit, bashkëshortja e tij Leonita e cila javë më parë u bë nënë është detyruar ta bëj privat llogarinë e saj në Instagram.
Leonita numëron më shumë se 200 mijë ndjekës në Instagram dhe një numër i tyre janë fansa të ekipit londinez.