Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se po lodhet kot me sulmet ndaj LDK-së, duke shtuar se gjithë ky presion vetëm po e bën LDK’në më të fortë.Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, shkroi Abdixhiku mes tjerash.