Në pjesën e dytë të intervistës për Kohën Ditore, Kivilcim Kiliçit, ambasadore e Turqisë në Kosovë tregon se a është penduar për letrën dërguar MPJ-së rreth gazetarit Berat Buzhala.
Flet edhe për arrestimet e gazetarëve në Turqi, si dhe për shkollat e Fethullah Gulenit në rajon dhe Kosovë si pjesë e organizatës që ajo e quan terroriste. Thotë se për këtë gjë tashmë e ka paralajmëruar edhe Qeverinë e Kosovës.
Derisa e lë hapur mundësinë e kthimit të dënimit me vdekje në Turqi, ambasadorja Kivilcim Kiliç mohon raportet e “Amnesty International” se puçistët e arrestuar po torturohen./KD/