Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe agjencitë humanitare kanë kritikuar ashpër planet e qeverisë greke, për të forcuar procedurat e azilit.
Organizatat Amnesty International, Human Rights Watch dhe Mjekët Pa Kufij, thanë se ndryshimet e propozuara do të kufizojnë të drejtën e migrantëve për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian.
Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë.
Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.
Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.
Ndryshimet e propozuara do të votohen në parlamentin e Greqisë gjatë kësaj jave.