Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, që ta shkarkojë bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), raporton Ekonomia Online.
Deputeti Bekim Haxhiu tha se për një kohë të gjatë kanë qenë zë kritik që të jetë shëndetësia prioritet.
“Çështja për listat e pritjes sa pacientëve për operacione dhe procedura diagnostikuese janë rritë, a ka ministër llogaridhënie. Më intereson ta di a do vazhdoni me këtë bord të lajthitjes që e ka vënë në lajthitje edhe Ministrinë. Nuk mund të pritet koordinim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komisionit parlamentar dhe Bordit të SHSKUK-së andaj është koha të shkarkohet bordi i ShSKUK-së” tha Haxhiu.
Kritika për bordin, pati edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, duke thënë se asnjë Qeveri në Kosovë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.
Ndërsa për avancimin në shkencës në Universitetin e Prishtinës, Dreshaj tha se ka zero financa.