Vendosja e asfaltit në vend të kalldrëmit në një pjesë të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë, është kritikuar nga Shoqëria Civile.
Ata thonë se zëvendësimi i kubëzave me asfalt, po atakon një nga pjesët më vitale të Trashëgimisë Kulturore.
Njëra nga faqet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Gjakovës, në një postim në Facebook, shkruan se Gjakovës po i tkurren rrugët me kalldrëm.
“Një nga pjesët më kryesore të Trashëgimisë Kulturore të qytetit tonë, përkatësisht bërthamës së qytetit, dita e ditës po i tkurrën rrugët më kalldrëm, kjo ndodhi jo më larg se javën që lamë pas, ku njëra nga rrugicat që ndërlidhë pjesën e vjetër më pjesën e re të qytetit, në segmentin e fundit të saj i janë hequr kubëzat dhe është zëvendësuar me asfalt. Çarshia e Madhe (Vjetër) cilësohet si një ndër çarshitë më të gjata në Ballkan”, thuhet në postimin e tyre.