Ministri federal i Transporteve Alexander Dobrindt ka kërkuar nga prodhuesit e automobilave të reagojnë. “Industria e automobilave ka një përgjegjësi të madhe për të rivendosur besimin dhe të shlyejë gabimet e bëra”, tha politikani i partisë CSU për gazetën “Bild am Sonntag”.
Është “e tmerrshme” që për veturat po rrezikohet marka “Made in Germany”. Kriza madje është bërë një barrë për të gjithë industrinë gjermane. Ministri federal i Transporteve Dobrindt tha: “Industria e automobilave ka një përgjegjësi të madhe “. Sipas vlerësimit të Institutit gjerman për Studimet ekonomike kriza është një paralajmërues për ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Gjermani. Shefi i Institutit Marcel Fratzscher tha për gazetën “Welt am Sonntag” se Gjermani e ka arritur pikën e lartë të kapaciteteve prodhuese ekonomike dhe ndoshta edhe e ka tejkaluar atë”.
Ndërmarrjet kanë investuar shumë pak dhe kjo sidomos në kërkimin shkencor dhe inovacion. “Në industrinë e automobilave mund të shihet se aty kanë mbetur shumë gjatë në teknologjitë e vjetra”. Marka “Made in Germany” është e lidhur ngushtë me prodhimin e automobilëve. “Një krizë e industrisë së makinave është një rrezik për të gjithë ekonominë gjermane”.
“Transformimi më i madh në historinë e industrisë së makinave”
Ministrja federale e Ekonomisë nuk shkon kaq larg. Por Brigitte Zypries e shikon industrinë e auomobilëve përpara transformimit më të madh në historinë e tyre 100 vjeçare. Prodhuesit gjermanë duhet të lëvizin shpejt në qoftë se duan të konkurrojnë me Kinën dhe vendet e tjera përsa i përket veturave elektrike, tha Zypries për gupin mediatik Funke.
Zypries: “As e arësyeshme dhe as me objektiva të qarta”.
Ministrja e Ekonomisë kërkoi një strategji të përbashkët të politikës dhe të industrisë së automobilëve për nxitjen e elektromobilitetit. “Në periudhën e ardhshme legjislative do të duhet të ngrihet një platformë “e ardhmja e mibilitetit” ku ne do të flasim me ekspertët për transformimet e nevojshme për një rrjet mobiliteti të qëndrueshëm”, tha ministrja. “Ne na duhen koncepte të së ardhmes dhe jo vetëm aksione të ditës.
Politikania e SPD-së është kundër përcaktimit të një date se kur do të ndalohet përdorimi i motorëve me djegie. “Për momentin të përcaktosh një datë si viti 2040 nuk është e arësyshme dhe jo konstruktive”. Qeveria britanike është shprehur se deri në vitin do të ndalohet përdorimi i motorëve me djegie.
Dyshime për makinat elektrike “Ndërsa në Angli thuajse nuk prodhohen vetura më, Gjermania është një nga vendet ku prodhohet numri më i madh i tyre në botë me mbi 1 milionë vende pune që varen prej saj” , tha Zypries. “Nuk është aspak konstruktive të përmendësh data në një ardhme të largët.” Ministra kërkoi “rregulla të njëhësuara në nivel të Bashkimit Evropian. Zypries vuri në dyshim qëllimin për të patur në rrugët e Gjermanisë 1 milionë automobilë elektrikë deri në vitin 2020 duke e konsideruar si “shumë të ambicionuar dhe jo të lehtë për t´u arritur”. Shitja e makinave elektrike deri tani “nuk ka qenë shumë e suksesshme”.
Dyshime për makinat elektrike “Ndërsa në Angli thuajse nuk prodhohen vetura më, Gjermania është një nga vendet ku prodhohet numri më i madh i tyre në botë me mbi 1 milionë vende pune që varen prej saj” , tha Zypries. “Nuk është aspak konstruktive të përmendësh data në një ardhme të largët.”
Ministra kërkoi “rregulla të njëhësuara në nivel të Bashkimit Evropian. Zypries vuri në dyshim qëllimin për të patur në rrugët e Gjermanisë 1 milionë automobilë elektrikë deri në vitin 2020 duke e konsideruar si “shumë të ambicionuar dhe jo të lehtë për t´u arritur”. Shitja e makinave elektrike deri tani “nuk ka qenë shumë e suksesshme”.
Optimizëm tek Volkswageni
Sipas mendimit të Shefit të Volkswagenit Herbert Diess elektromobiliteti do të ndihmojë të riforcojë Volkswagenin. Konzerni nga Wolfsburgu ka humbur shumë në besueshmëri për shkak të krizës së gazrave, tha Diess për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Megjithatë menaxheri tregohet optimist: “ne kemi aritur që kohët e fundit ta riforcojmë pozicionin tonë në treg, dhe unë mendoj se në vitin 2018 Volkswageni do ta lerë krizën pas.”
Menaxheri i Volkswagenit Diess: “Diezeli mbetet sidoqoftë një alternativë”
Diess po ashtu nuk mendon se do të ketë një kalim të shpejtë në elektromobilitet dhe një fund të shpejtë të teknologjisë së dizelit. “Në Evropë dizeli mbetet një alternativë për automjetet e mëdha dhe për udhëtime të gjata, edhe pse do të jetë e kushtueshme dhe avantazhet nga taksa e vajgurit në vitet e ardhshme mund të reduktohet.”
Alexander Dobrindt kërkon nga industria e makinave më shumë dinamikë në inovacionet për motorët. Ministri i Transporteve tha se takimi i nivelit të lartë për dizelin javën e ardhshme ofron një shans që ekologjia dhe mobiliteti të afrohen më shumë dhe po ashtu është një perspektivë për të ardhmen.
Në takimin të mërkurën (02.08)industria e automjeteve gjermane, shpreson që të menjanojë rrezikun për ndalim që i kanoset dizelit. Në takim ku do të marrin pjesë politikanë dhe përqafësues të firmave do të diskutohet se si mund të pakësohet emetimi i gazrave të dëmshme. Është planifikuar që të bëhen pajisje shtesë për të aktualizimin e software-ve për Dizelin Euro 5 dhe Euro 6 që do të sjellë edhe reduktimin e nitrogjenit të oksiduar.
Gjykata administrative e Shtutgardit i hapi dritën jeshile ndalimit të automjeteve me dizel në qendrat e qyteteve. Gjykata mendon se ndalimi i automjeteve të vjetra është zgjidhja më e mirë për të ulur nivelin e gazrave të dëmshëm për shëndetin. Në Shtutgart por edhe në shumë qytete të tjera gjermane niveli i lejuar i gazrave të emetuar kalohet në mënyrë të ndjeshme.