Zjarri e ka kapluar një qendër refugjatësh në Lezbos të Greqisë, derisa tensionet vazhdojnë të jenë në rritje, lidhur me lejimin e kalimit të emigrantëve nga Turqia.
Gjatë ditës së djeshme, flakët e kanë kapluar qendrën One Happy Family, që ndodhet afër Matilinit, nuk dihet se si është ndezur flaka, vetëm se nuk raportohet për të lënduar
Ditëve të fundit, ka pasur shumë trazira në Lezbos, si pasojë e lejimit të emigrantëve nga Turqia dhe shtimit të madh të numrit të tyre.
Qindra emigrantë kanë mësyrë për në këtë ishull, që kur presidenti Rexhep Tajip Erdogani ia “hapi dyert”, që t’ju mundësojë të hyjnë në Evropë.
Mirëpo, Erdogan e ka kthyer pjesërisht pozicionin e tij, pasi i urdhëroi roja bregdetare të mos i lejojnë refugjatët që ta kalojnë detin Egje për të shkuar në Greqi, sepse nuk është i sigurt.
Bashkimi Evropian e ka akuzuar presidentin Erdogan, se po i shfrytëzon refugjatët për qëllime politike, ndërsa i kërkuan që t’i mbyllë ‘dyert’.
Deri në të njëjtën kohë, ka shpërthyer dhuna në kufi me Greqinë dhe Turqinë, ku forcat kufitare janë përleshur me refugjatët që donin të hynin ilegalisht.
Policia greke i ka rrahur dhe zhveshur shumë refugjatë, duke i detyruar që të qëndrojnë në atë formë derisa temperaturat ishin të ulëta.
Refugjatët janë përpjekur t’ju kundërvihen policëve ne gurë dhe mjete tjera të forta, ndërsa kërkonin që të hynin në tokën greke, që të vazhdojnë më pas për në Evropë.