Kriza e harresës së premtimeve elektorale të Albin Kurtit

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 14:06 | Nga Afrim Kasolli

Megjithatë kriza në Veri ka prodhuar një efekt “pozitiv” për qeverinë aktuale. Sepse e ka zhvendosur debatin publik nga dështimi ekonomik, social dhe kulturor i pushtetit aktual si dhe nga aftësia për të mbajtuar premtimet elektorale Albin Kurti i ka bërë ndër vite, e për të cilat është zotuar se do t’i realizojë brenda një mandati qeverisës.

Kështu për shumicën prej tyre as nuk do të mund te arsyetohet se pengesë ishte “regjimi i vjetër”. Me këtë rast kot mundohet nje sejmen i tij ideologjik ta sulmojë Edi Ramën se zhvillimet në pjesën veriore nuk kanë të bëjnë me pasione elektorale.

Përkundrazi, ka gjasa që Albin Kurti të jetë pikërisht në kërkim të një preteksti për zgjedhje te parakohshme me qëllim që në një atmosferë të të tillë të ndezur dhe klimë të elektrizuar, të mos ballafaqohet para opinionit me premtimet që ia kishte bërë atij, për t’i fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve. Kështu shkuarja në zgjedhje me një kauzë kryesore, siç është Veriu do ishte një rast ideal për ta margjinalizuar debatin nga këto tema, sepse në këtë mënyrë mundësia e manipulimit është më e madhe si dhe rezistencës së brendshme më e vogël.

Këto janë vetëm disa nga premtimet që presin të realizohen komplet për një mandat. Se çka personalisht mendoj për shumicën prej tyre nuk është me rëndësi Por ato janë “Bibla” dhe “Kurani” mbi të cilat ai e ka ndërtuar një besëlidhje të shenjtë politike me qytetarët e Kosovës. Prandaj mos realizimi i tyre, nuk është asgjë tjetër pos një tradhti morale dhe politike në raport me besimin e fituar nga publiku. Ndërkohë, shumë prej tyre jo vetëm që nuk do të mund të realizohen, por përkundrazi vendimet e marra nga ekzekutivi janë në kundërshtim të plotë me to.

  1. Rimëkëmbja e shkollave të Republikës së Kosovës
    Ne synojmë që mbështesim në çdo hap rritjen e mesatares përmes një procesi të drejtë dhe rigoroz pranimi të mësimdhënësve të rinj, dhe do të realizojmë një vlerësim të drejtë për mësimdhënësit aktual, do të rishikojmë tekstet shkollore dhe ribotojmë ato, do të mbështesim me buxhet pajisjen e shkollave me laboratorë mësimor dhe biblioteka. Si dhe brenda 48 muajve do të pajisim me inventar të ri shkollat e mesme dhe ato nëntëvjeçare në bashkëpunim edhe me prodhuesit vendor. (Asgjë nuk ka ndodhur nga këto të fundit)
  2. Hapja e 160 çerdheve të reja në bashkëpunim me komunat e Republikës së Kosovës (Nuk di a është ndërtuar ndonjë)
  3. Trefishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale ( As që është marr dikush më këtë premtim)
  4. Sigurimi i jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve( për këtë as që ja vlen të diskutohet, dihet nga të gjithë se çka ka ndodhur, ulja shtesave të rrezikshmërisë)
  5. Shtesa 10 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare (Ky premtim është mbajtur)
    .
  6. Sigurime Shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. (As që është në rend dite kjo temë, edhe pse e emëroj në një masakradë të pashembullt veten si koordinator të shëndetësisë)
  7. Rritja e pensioneve për pensionet bazë dhe kontributdhënës
    Deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro. (Pyetni pensionistët, përkundrazi inflacioni e ka shkatërruar edhe vlerën e atyre mjeteve që i kanë marr parë së vij në pushtet Albin Kurti)
  8. Komisione të Përbashkëta qeveritare Kosovë – Shqipëri ( Jo vetëm që nuk ka ndodhur, por raportet ndërmjet dy vendeve kanë marr kaheje të kundërt)
  9. Tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri ( sikur premtimi paraprak)
  10. Zvogëlimi i numrit të Ministrive dhe reformimi i Administratës (një improvizim pa efekte)
  11. Reformimi progresiv i tatimit në të hyra si dhe reformimi i tatimit për Korporatat ( asgjë as në këtë drejtim)
  12. Plani për furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza
  13. Rindërtimi i plotë i Kadastrit dhe zgjidhja e çështjeve pronësore me prioritet
  14. Hartimi dhe zbatimi i planit për banimin e përballueshëm dhe banimin social
    Në bashkëpunim me komunat do të krijojmë fondin banesor të Republikës së Kosovës për Banim të Përballueshëm dhe Banim Social, ku përparësi të lartë do të kenë gratë aplikante. Qytetarët tanë të grupeve e moshave të ndryshme kanë nevojë të menjëhershme që ta kenë një adresë për problemet e tyre të banimit. Ne synojmë që sipas një plani të detajuar të mbërrijmë deri në 4000 banesa të reja në të gjithë vendin. (Nuk ia vlen të flitet. I vetmi ndryshim që ka ndodhur është ndërtimi dhe blerja e vilave të pushtetarëve në lagjet luksoze, pra premtuan banesa për varfrit, por përfunduan të akomoduar në hapësirat elitiste ekonomike)
  15. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve vendore
  16. Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor (thuhet se këtu ka më shumë lëvizje pozitive)
  17. Ujitje për tokat bujqësore
  18. Kapacitete të reja energjetike
    Rindërtimi i TEC-it Kosova A, dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja për B3 dhe B4.Funksionalizim pa vonëse i linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri dhe përpilimi i bilancit të përbashkët energjetik, dhënies së licencave reciproke në Kosovë dhe Shqipëri për operatorët/furnizuesit publik të të dyja vendeve drejt unifikimit të plotë të sistemeve energjetike të të dyja vendeve.Qeverisja jonë do të kërkojë me vendosmëri sipas ligjeve në fuqi rikthimin e tarifave para rritjes arbitrare dhe joligjore të viteve 2014-2015, si dhe do të shpallë të paligjshëm ngarkesën në faturat e qytetarëve të humbjeve komerciale (energjia që vidhet dhe energjia që nuk paguhet nga komunat në veri të vendit).Po ashtu do të rishikojmë edhe sistemin tarifor aktual me qëllim përshtatjen me interesin publik dhe të sipërmarrjes prodhuese. (rishkimi ka ndodhur, por jo per t’i ulur tarfiat, por per t’i ngritur)
  19. Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias
    Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet ndërkombëtare, dhe anulimi i Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”. (Jo vetëm që nuk është dërguar dhe anuluar, por për më tepër i është mbivendosur vetëmenaxhimi si strukturë e re politike dhe juridike)
  20. Krijimi i komisionit parlamentar për vlerësimin e Dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011 – 2017
  21. Hetim Parlamentar për privatizimin dhe projektet rrugore
    Hetim Parlamentar për Privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave “Vërmicë-Prishtinë-Merdarë” e “Prishtinë-Shkup”, si dhe për procesin privatizues të PTK-së(Premtim i harruar)
  22. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
    (Mbështetja për rajonin u konvertua në mbështjetje për firmat familjareve të pushtetarëve)
  23. Fillimi zyrtar i Dialogut të hapur me qytetarët e pakicës serbe të Kosovës
    Synimi ynë parësor në këtë çështje është integrimin i qytetarëve të pakicës serbe përmes zhvillimit ekonomik e shoqëror
  24. Nisja e Zbatimit të planit 13 pikësh për bashkimin e Mitrovicës
  25. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit Anti-Mafia
  26. Veting (vlerësim i hollësishëm) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet një ligji të posaçëm
    Ne besojmë se ka ardhur momenti të shqyrtojmë hollësisht nëpërmjet procesit të vetingut të rregulluar me ligj të posaçëm profilin dhe integritetin e çdo gjyqtari dhe prokurori në Republikën e Kosovës. (perpjekje per ta bere ne menyre antikushtetuese)
  27. Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit
    Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit – Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara Mbështetja për hetimin ndërkombëtar mbi rastin Dehari, dhe mbështetja për zbardhjen e plotë të rrethanva të pasqaruara të vdekjes në paraburgim të Naser Makollit, dëshmitarit kryesor të këtij rasti.Mbështetje e plotë për zbardhjen e rasteve të policit Enver Zymberi, dhe të Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt dhe Elvis Pistës përmes organeve shtetërore dhe ndihmës ndërkombëtare, aty ku do jetë e nevojshme.Si dhe mbështetje e plotë institucionale për zbardhjen dhe trajtimin e të gjitha rasteve të vrasjeve të aktivistëve politikë pas luftës.
  28. Hetimi parlamentar i organizatës ilegale “SHIK” mbi financimin e saj, dosjet dhe strukturën/rrjetin e veprimit
    (Shihet se ka qenë një teme për ta krijuar një gogol elektoral)
  29. Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do t’u jepet e drejta e votimit
  30. Hartimi dhe miratimi i Ligjit për referendum në Republikën e Kosovës (As që është diskutar për këtë ligj)
  31. Krijimi i Dhomës së Veçantë të Punës në Gjykatat e Republikës së Kosovës që do të merret me shkeljet e të drejtave të punëtorëve
  32. Trajtim i dinjitetshëm i veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Nga trajtim te dinjitetshem perdunduan duke u cilesuar si mercenare)
  33. Ndalja e rritjes së mëtejshme të pagave të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe pozitave të tjera të zgjedhura
    Ne besojmë se zyrtarët e lartë publik nuk duhet ta kenë pagën më të lartë se sa trefishin e pagës mesatare në sektorin publik. (Në fakt e kundërta, privelgjet dhe të ardhurat për këtë kategori, kurrë nuk kanë qenë me të larta se në këtë mandat)
  34. Ushqim falas për fëmijët e klasave fillore nga 1 deri në 5 në të gjitha shkollat publike të Republikës së Kosovës
    Në bashkëpunim me Komunat e Kosovës dhe prodhuesit vendor qeveria jonë do të planifikojë dhe zbatojë shërbimin e ushqimit (një shujtë) për nxënësit tanë. ( Asnjë lëvizje)
  35. Rritja direkte e subvencionimit të klubeve sportive me rezultate të larta si dhe ndërtimi i Stadiumit të futbollit me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s
  36. Ndërtimi i Teatrit të Operas dhe investime në kinematë publike( Asnje tulle nuk eshte herdhur per te paren)
  37. Arsim i lartë publik pa pagesë
    (Një premtim i mbajtur)
  38. Rishikimi shkencor, administrativ dhe parlamentar i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi (shihet qartë se kjo kauzë ka qenë politike për të ardhur në pushtet, as që e përmend me kush, iku koha e ngulitjes së flamujve kombëtar përgjatë vijës kufitare me Malin e Zi)
  39. Themelimi Forcave të Armatosura të Kosovës
    Ne do të vijojmë me avancimin e kompetencave të Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe parashikimin e buxhetit për këtë avancim. Ne do të nisim pa vonesë bisedimet me të gjithë faktorët politikë për themelimin e Forcave të Armatosura dhe për anëtarësimin në NATO. (në vend të bisedimeve me këta faktore, pasuan masat ndëshkuese, kur FSK përjashtohet nga ushtrimet e përbëhskata me vendet aleate)
  40. Fondi Sovran i Republikës së Kosovës
    (thuhet se është afët themelimit)

Pra sic shihet nga kjo paraqitje mëse 80% premtimeve as që kane filluar të realizohen, se lërë më që mund të të përfundohen brenda një mandati. Prandaj edhe Veriu mund të jetë një arratisje ideale nga këto dështime.

Të ngjashme