Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, u ka thënë dhjetëra mijëra mbështetësve të tij se ndihma humanitare do të sillet, pavarësisht kundërshtimit nga presidenti Nicolás Maduro.
Ai gjithashtu i tha një tubimi në Karakas se “uzurpatori Maduro duhet të largohet”.
Maduro më herët i tha BBC se ai nuk do të lejonte ndihmat pasi ishte një mënyrë që SHBA të justifikonte një ndërhyrje.
SHBA dhe qeveritë perëndimore e kanë njohur Guaido si president të përkohshëm.
Maduro, i mbështetur nga Rusia dhe Kina, është nën presion në rritje për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme presidenciale në mes të një krize ekonomike në përkeqësim dhe akuzave për korrupsion të përhapur dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Guaidó u tha mbështetësve të tij në kryeqytet se ndihma humanitare do të sillet në Venezuelë më 23 shkurt.
“Ne kemi pothuajse 300,000 Venezuelanë, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të hyjë. Ka pothuajse dy milionë njerëz, shëndeti i të cilëve është në rrezik”.