Kriza energjetike në Shqipëri, Meta: Qytetarët janë faturuar edhe kur nuk kanë qenë në banesa prej muajsh

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një koneferncë për mediat, ku ka ngritur shqetësim për krizën energjetike që ka prekur vendin dhe abuzimet në faturat e energjisë.

Meta tha se ka pasur qytetarë që janë mbifaturuar, ndërsa si faktor të krizës rreshtoi dëmtimin e qeverisë në këtë sektor.

“Kanë nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose të cilëve u është faturuar në sahatët e tyre energji ndërkohë që nuk kanë qenë fare në banesat e tyre, por kanë qenë jashtë shtetit gjatë muajve të fundit”.

“Dua të theksoj se kjo situatë e pajustifikuar e rritjes së çmimit të energjisë në theeml ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual i cili pas 10 vjetësh kërkon të shpëtojë te të gjithë krizat që ndodhin në botë, ndërkohë që kriza këtu thellohet. Faktorët e kësaj krize energjetike janë dështimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë në këtë sektor. Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme”, tha Meta.

Të ngjashme