Shkaku i krizës energjetike, qytetet evropiane po “sakrifikojnë” dritat e Krishtlindjeve – Bizneset ankohen se po dëmtohen

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa vitet e tjera të gjitha qytetet e mëdha europiane vezullonin nga dritat dhe zbukurimet e festave, këtë vit realiteti është krejt ndryshe, me drita dhe zbukurime të kufizuara.

Në Verona janë vendosur stola prej druri ku qytetarët mund të shijojnë verën e ngrohtë dhe të bëjnë pazaret e tyre, por dritat e ndezura të festave që dekoruan rrugët këtë vit nuk janë vendosur ende, pasi autoritetet janë shumë skeptik për vendosjen e tyre.

Zyrtarët nuk kanë vendosur ende se si do të bëhet dekorimi pasi pasojat e luftës në Ukrainë kanë prekur thellë ekonominë. E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetet e tjera europiane.

Në Spanjë, biznesmenët thonë se nëse dritat nuk ndizen, Krishtlindjet “do të fiken”.

Biznesmenët theksojnë se është e nevojshme të lëvizet tregu, sidomos këtë vit, në mënyrë që ekonomia të mos bjerë në kolaps. Edhe në Strasburg, këtë vit, pema qendrore e tregut të famshëm të Krishtlindjeve, ka më pak drita.

Qyteti francez, i cili tërheq 2 milionë vizitorë çdo vit, kërkon të ulë konsumin e energjisë me 10%.Në Paris, një nga destinacionet më të preferuara për pushime, dritat ndizen me orar.

Në Champs-Élysées, dritat ndizen vetëm deri në orën 23:45 dhe jo deri në orën 2 të mëngjesit, siç ka ndodhur vitet e kaluara.

Në Belgjikë, disa dyqane kanë vërejtur një kërkesë për dekorime me më pak energji sesa ato të porositura në fillim të vitit.

“Ne nuk e kishim parashikuar këtë kosto shtesë për energjinë elektrike,” tha Sophie Rappelet, një asistente e shitjeve në Oh’Green. “Ndoshta ne do të përshtatemi vitin e ardhshëm me ndriçim më efikas në energji.”

Ndërkohë, disa blerës ishin të bindur që të mos lejonin që kostoja e energjisë elektrike të ndikojë në frymën e Krishtlindjes, duke u thënë gazetarëve se planifikojnë të përdorin dekorime me panele fotovoltaike apo edhe se më mirë do të shpenzojnë për ndriçim sesa ushqim të shtrenjtë.

Pas një viti kaq të vështirë, vendosmëria për të shfrytëzuar sa më shumë nga festimet e fundvitit është e kuptueshme dhe i bëri autoritetet e qytetit t’i rezistojnë presionit për të hequr dorë nga sheshi i akullit – diçka që qytetet e tjera kanë zgjedhur të bëjnë në përpjekje për të kursyer energjinë elektrike.Megjithatë, ndërsa kostoja e energjisë ka të ngjarë të rritet ndërsa ditët bëhen më të ftohta, njerëzit mund ta gjejnë veten duke zgjedhur të shkurtojnë shpenzimet festive. Brukseli tashmë ka njoftuar se do të vendosë gjysmën e numrit të dritave që do të kishte normalisht.

Të ngjashme