Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet. Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:
- Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.
- Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.
- Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
- Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.
- Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.
Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi.