Mijëra shtetas të Venezuelës kanë emigruar në Peru në një përpjekje për t’i shpëtuar ligjeve më të ashpra mbi emigracionin që pritet të hynë në fuqi.
Nga mesnata lokale (05:00 GMT) të shtunën, shtetasit e Venezuelës duhet të kenë një pasaportë dhe vizë të vlefshme për të hyrë në Peru.
Rreth 4 milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela që nga viti 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.
Ekonomia e vendit është shkatërruar duke sjellur papunësi të lartë dhe mungesë të ushqimit dhe ilaçeve dhe qindra mijëra njerëz thuhet se kanë nevojë për ndihmë humanitare.