Kush do të prijë e para, Belgjika apo Kroacia, të cilat po ashtu janë në betejë për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit
Duhet të luhet për gjithçka në mes të skuadrave të Grupit F në ndeshjet e fundit të grupeve. Kroacia do të këtë më shumë vetëbesim për të ia dal të kualifikohet për në rrethin tjetër, sidomos pas fitores së thellë kundër Kanadasë. Belgjika, duhet të luajë një ndeshje më shumë së finale pasi që vetëm fitorja mund ta kualifikon atë në 1/8-ën e finales.
Paraqitjet e Belgjikës këtë Botërori kanë qenë shumë të pa kuptimta marrë në konsideratë skuadrën e tyre që është e mbushur me yje. Ata do të shpresojnë për një fitore kundër Kroacisë pas rikthimit në skuadër të sulmuesit Romelu Lukaklu që do t’ju shtojë atyre kualitet në vijën e sulmit.
Kroacia ishte dominuese absolute në fitoren e tyre me përmbysje prej 4-1 kundër Kanadasë. Finalistët e 2018 kanë një rekord të mirë në fazën e grupeve në Botëror (4 fitore në 5 ndeshje) dhe shpresojnë që ta mposhtin Belgjikën pa derdhur shumë djersë.
Kështu për Kroacinë edhe në këtë ndeshje ka startuar nga minuta e parë Luka Modric derisa sulmit kroat do t’i prin: Livaja, Kramaric dhe Perisic.
Në anën tjetër për Belgjikën kanë startuar disa nga yjet e tyre si Kevin de Bruyne, Mertens dhe Trossard. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Kroacia
Belgjika
Ndeshja fillon në ora 16:00 në stadiumin “Ahmed bin Ali në Doha të Katarit