Kroacia dëbon diplomatin serb

Prishtinë | 21 Nën 2023 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman tha se Kroacia do ta dëbojë diplomatin serb, si masë reciprociteti për shkak të lëvizjeve të Beogradit zyrtar.

”Kemi vendosur që këshilltari i ambasadës serbe në Kroaci të shpallet persona non grata të Kroacisë. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”, transmeton klankosova.tv.

Ai po ashtu tha se refuzojnë arsyet për dëbimin e diplomatit kroat, Hrvoje Šnajder nga Serbia.

Ambasadorit kroat nuk i është dhënë arsye, është thënë se nuk është e nevojshme të jepet arsye.

”Nuk i dimë arsyet e vendimit, gjë që është edhe më shqetësuese”, tha ai, shkruan nova.rs.

Të ngjashme