Kroacia do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 15:38 | Nga

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli ka pritur në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanoviq.

Me këtë rast, ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Në takim, Demolli dhe Kapitanoviq shqyrtuan mundësinë që dy prej kompanive prodhuese të pajisjeve ushtarake personale dhe kolektive nga Republika e Kroacisë të prezantojnë produktet e tyre në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që në të ardhmen këto kompani të mund të jenë ofertë për furnizim dhe blerje eventuale.

Gjithashtu, Demolli e falënderoi ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq, për ftesën që Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë i bëri atij për pjesëmarrje në konferencën e ministrave të Mbrojtjes ,, SHBA- Karta e Adriatikut’’.

Ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi i Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme