Kroacia e shqetësuar me zhvillimet e fundit mes Kosovës e Serbisë, kërkon kthim në dialog

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë.

Radman tha se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me #Kosovën dhe #Serbinë. Ne duam që të dyja palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.

Ai shtoi se Serbia duhet t’i lirojë pa asnjë kusht policët e rrëmbyer kosovarë.

“Jemi të shqetësuar, Serbia duhet të më lirojë pa asnjë kusht policët kosovarë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme