Kroacia dhe Belgjika e kanë mbyllur ndeshjen me barazim pa gola.
Rrjedhimisht, i bie që Kroacia është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Në anën tjetër, Belgjika që ishte favorite për ta mbyllur e para grupin, është eliminuar si e treta në grup, shkruan Gazeta Express.
Maroku është ekipi që e mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë.
E dyta ishte Kroacia me pesë pikë, kurse Belgjika e treta me vetëm një pikë më pak.
Kanadaja krejt e fundit pa pikë të grumbulluara.