Kroacia e ka nisur mbarë Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në ndeshjen e sotme Nigerinë.
Etebo kaloi kroatët në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 32-të.
Golin e dytë dhe të fundit e shënoi ylli i Real Madridit, Luka Modriq nga penaltia. Ishte një faull në Mario Manxhukiqin që i siguroi penaltinë kombëtares kroate.
Në Grupin D kombëtarja e Kroacisë lë prapa Islandën e Argjentinën, që sot ndanë pikët, dhe e fundit pa pikë është Nigeria.