Kroacia raporton dy të vdekur dhe 219 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Selia Kombëtare ka publikuar të dhënat e reja për coronavirusin në Kroaci.

Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 219 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe numri i infektuar aktualisht (raste aktive) është në total prej 2231 personave.

Midis tyre, 167 pacientë janë në spital, nga të cilët nëntë janë me oksigjeno terapi, raporton index.hr.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se dy persona kanë ndërruar jetë, të cilët thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera, transmeton Telegrafi.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në shtetin kroat, deri më tani janë 8,530 persona të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 175 kanë vdekur dhe 6,124 janë shëruar.

Aktualisht janë 7815 njerëz në izolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 154.159 persona, përfshirë 1977 në 24 orët e fundit.

Të ngjashme