Kroacia regjistron 219 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave më të reja, Kroacia ka regjistruar një numër rekord të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Kroacia ka raportuar 219 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe tre persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera, nuk mundën të mbijetonin dhe ndërruan jetë.

Rekordi u thye edhe sa i përket numrit të rasteve aktive, i cili tashmë është 1520, transmeton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros nuk beson se situata e përkeqësuar epidemiologjike është një valë e tretë e coronavirusit në Kroaci.

“Nuk besoj se kjo është vala e tretë e epidemisë në Kroaci”, tha Beros para gazetarëve pas një mbledhje të kabinetit të ngushtë të qeverisë.

Ndryshe, nga 25 shkurti deri më sot, në shtetin kroat janë regjistruar gjithsej 7074 raste. 168 njerëz vdiqën dhe 5386 u shëruan. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme