Në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të personave që janë infektuar me Coronavirusin e ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2,125.
Maja Bujeviq, drejtuese e Shtabit të Krizës të ministrisë së Shëndetësisë, tha se është shënuar edhe një vdekje nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 86.
Deri më tani, në Kroaci janë shëruar 1,641 persona.
Më 4 maj ka filluar fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër pandemisë.
Ky vend ka lejuar hapjen e disa llojeve të bizneseve të vogla, si dhe ka filluar me riaktivizimin gradual të sistemit të kujdesit shëndetësor.