Kroacia ka shënuar numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus.
Të mërkurën, autoritetet shëndetësore të këtij vendi njoftuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.378 raste pozitive, derisa kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 23 pacientë.
Ditëve të fundit në Kroaci, sikur në shumë prej vendeve evropiane, është rritur numri i rasteve me koronavirus, por ky që është raportuar të mërkurën, është më i madhi që nga fillimin i pandemisë.
Deri më tash, në Kroaci janë shënuar 40.999 raste, derisa kanë vdekur 492 pacientë.