Të premten e 5 korrikut, do të përballen Gjermania dhe Spanja.
Derbi i “EURO 2024”, që do të jetë i vlefshëm për fazën çerekfinale do të luhet në Stuttgard në “MHPArena”, me fillim nga ora 18:00.
Kombëtarja gjermane, do të luajë ndaj një skuadre që nuk ka bërë asnjë gabim deri më tani.
Dhe për fuqinë e spanjollëve është i njoftuar edhe Toni Kroos.
Por, gjeniu i mesfushës shprehet i bindur se të premten nuk do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të tij në karrierë për kombëtaren.
“Do ta përsëris edhe një herë, këtë verë i luaj ndeshjet e fundit në fushën e futbollit. Por besoj se fundi nuk do të ndodhë këtë të premte”, tha Kroos.
“Si të gjithë në kombëtare, besoj në fitoren ndaj Spanjës, që është e fortë. Kemi një dëshirë të madhe deri në fund, drejt triumfit përfundimtar, pavarësisht se kush do të jetë në rrugën tonë”, deklaroi ai.
“Pancerët”, në 1/16-tën e mposhtën Danimarkën me rezultat 2:0.
Derisa në fazën grupore, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmman, në grupin A, ishin bashkë me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Gjermania i mposhti 5:1 skocezët, derisa triumfoi 2:0 edhe ndaj hungarezëve kurse me zviceranët barazuan 1:1.
34-vjeçari ka luajtur 113 ndeshje për kombëtaren gjermane në karrierën e tij dhe ka shënuar 17 gola.