Kroos: Gjashtë muaj luajta i lënduar, deri i thashë vetes të ndalem

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka treguar se kishte luajtur i lënduar në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar.

Kroos është afër rikthimit në fushën e lojës pas tre muajve mungesë, si pasojë e një lëndimi në ije, raporton Gazeta Express.

Ai nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej Euro 2020 me Gjermaninë në qershor dhe që prej atëherë është duke e shëruar dëmtimin në ije.

31-vjeçari thotë se riaftësimi po shkon mirë dhe shpreson se do të rikthehet në ekipin e parë të Madridit së shpejti, pasi është ndier rehat në seancat e fundit stërvitore.

“Jam i lumtur sepse isha në gjendje ta kryeja seancën e tretë stërvitore me ekipin pa ndier ndonjë dhimbje pas gjashtë muajve me dhimbje, prandaj ndihem shumë mirë”, tha Kroos.

“Nuk jam luajtur që tre muaj. Por e rëndësishme është se nuk më pengon. Tani mund të filloj të flas për ndeshjet. E kemi arritur pikën ku doja të arrija”, shtoi ai.

“Në mars fillova ta ndiej një shqetësim dhe e dija se kisha diçka në ije. Aty e kuptova se nëse do të vazhdoja të luaja do të vija në një pikë kur nuk do të isha në gjendje të luaja më, por ishte e vështirë të ndalesha sepse duhej të luaja në çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në Euro 2020”, tregoi ai.

Të ngjashme