Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova” Visar Hasi ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, për realizimin e projektit të përbashkët “Rehabilitimi i Ujësjellësit në fshatrat Ratkoc dhe Bratotin” në Komunën e Rahovecit.
Sipas marrëveshjes në realizimin e këtij projekti KRU “Gjakova” do të participojë me 51% ndërsa Komuna e Rahovecit me 49%, projekti në total përfshinë vlerën 61,000.00 €.
KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.