Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, iu ka bëtë thirrje të gjithë konsumatorëve që të bëjën pagesën e ujit të pijes.
Krejt kjo me qëllim që të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijes.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, fillimishtë ju ftojmë të bëni kryerjen e pagesave ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Secila pagesë e juaja ndikon në shërbime dhe prodhimtarinë tonë punuese, vetëm e vetëm që ju të keni ujë të mjaftueshëm.
Me kërkes të disa prej konsumatorëve në vazhdim ju bashkangjesim, llogaritë bankare të KRU “Gjakova” ku ju mund të kryeni pagesat tuaja kundrejt ujit të shpenzuar.
-Raiffaisen Bank: 1505001000871728
-NLB Banka: 1704001011052404
-PCB Banka: 1140010589000187
-Banka Ekonomike: 1402000001750688
-TEB Banka: 2018000002722674
-BPB Banka: 1306001500002065
-BKT Banka: 1930904868041292
Gjithashtu vazhdojnë punën me orarë të rregullt të gjitha pikat tona arkëtuese duke ju mundësuar lehtësira në qasjen për pagesa.
Duke kryer obligimet tuaja, na ndihmoni t’ju shërbejmë gjithnjë e më mirë në furnizim me ujë të pijes.
KRU “Gjakova” sh.a