KRU “Gjakova” ka shpallur konkurs pune për 6 pozita

Gjakovë | 02 Nën 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kompania  Rajonale e Ujësjellësit Gjakova,Sh.A , duke u bazuar  në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave  të konkursit në Sektorin Publik  shpall:

K O N K U R S

Titulli I vendit të Punës –  Inxhinier I Proceseve në ITUN

Numri i pozitave: 1 ( Një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

            Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Kryen menaxhimin e proceseve mekanike dhe biologjike të ITUN-it, përfshi  proceset për trajtimin e llumit;
  • Menaxhimin e punëve, të stafit të caktuar dhe nën-kontraktorëve;
  • Mban trajnime mbi shëndetin dhe sigurinë në punë;
  • Siguron që të gjitha të dhënat relevante të regjistrohen dhe të ruhen si duhet;
  • Planifikon materialet dhe kimikatet e nevojshme per analizen laboratorike te ujit te ndotur dhe llumit;
  • Koordinim i aktiviteteve me stafin e caktuar sipas rrethanave në ITUN (operimi veror dhe dimëror, pengesa të ndryshme gjatë të njëjtës përudhë):
  • Përgatitjen e formularëve për punë të ndryshme;
  • Analizimin dhe përshtatjen e parametrave të nevojshëm për arritjen e objektivave;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i ITUN, sipas fushës së kompetencës dhe pozitës;

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Përgatitja profesionale/Shkollore- Diplomë Universitare në inxhinieri kimike, bioteknologji, inxhinieri të ambientit
  • Përvoja e punës 3 vjeçare e preferueshme
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit
  • Njohja e punës me kompjuter ( Microsoft office)
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime

Titulli I vendit të Punës-   Mekanik i Impiantit për Trajtim të Ujrërave të Ndotura

Numri i pozitave: 1 ( Një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

            Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajte të pajisjeve mekanike 
  • Ofron mbështetje në planifikimin e nevojave për materiale dhe kemikate
  • Të zbatoj rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Kontrolloj gjendjen dhe funksionimin e pajisjeve mekanike
  • Të kryejë riparimin e pompave, valvulave dhe pjesëve tjera fazonike
  • Shërbime tjera emergjente
  • Si dhe punë të tjera të caktuara nga udhehqesi.

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Përgaditja profesionale/shkollore: Shkolla e Mesme – Makineri (Punëtor i kualifikuar ose i trajnuar në fushën e mekanikës ose mirëmbajtjeve të pajisjeve të tilla)
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime. 

Titulli I vendit të Punës-   Elektricist në Impiantin për Trajtim të Ujrërave të Ndotura

Numri i pozitave: 1 ( Një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

            Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Bënë testimin e funksionalitetit të pajisjeve elektrike dhe elektronike, riparimin e prishjeve dhe evitimin  e pengesave në punë në kohë sa më optimale.
  • Ofron mbështetje në planifikimin e materialeve elektrike
  • Zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe riparon pajisjet elektrike dhe elektronike.
  • Shërbime emergjente
  • Si dhe punë të tjera

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Përgaditja profesionale/shkollore: Shkolla e Mesme – Elektroteknike (Punëtor i kualifikuar ose i trajnuar në fushën elektrike dhe elektroteknike)
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime. 

Titulli I vendit të Punës – Operator në Impiantin për Trajtim të Ujërave të Ndotura

Numri i pozitave: 4 (  Katër )

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Ofron mbështetje në riparimin e dëmeve dhe pengesave gjatë procesit të punës së impiantit
  • Kujdeset per mbarvajtjen e punes ne impiant dhe per pengesat e ndryshme  gjate procesit te punes, lajmeron inxhinierin pergjegjes.
  • Ofron mbështetje për të gjitha punët e mirëmbajtjes, kryerjen e pastrimit në ndërtesa, në pajisjet mekanike dhe kujdesin në tokë.
  • Zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Shërbime emergjente
  • Si dhe punë të tjera të caktuara nga  Udhëheqesi kompetent.

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Përgaditja profesionale/shkollore: Shkolla e Mesme – Elektroteknike/Mekanike
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime.  

Titulli I vendit të Punës – Shofer Kamioni ( Pirunar )

Numri i pozitave: 1 (  Një )

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

            Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Bën rregullisht kontrollin e përditshëm të kamionit ( Vajit, naftës dhe pjeseve tjera).
  • Kryen bartjen e mbetjeve ( llumit) nga impianti në deponi
  • Ofron mbështetje ekipeve të mirebajtjes ne impiant
  • Zbaton rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në punë;
  • Kryen shërbime emergjente;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga  Manxheri I ITUN apo eproret, sipas fushës së kompetencës dhe pozitës;

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale. 

  • Përgaditja profesionale/shkollore: Shkollën e Mesme Teknike ose Formimin Profesional në fushën teknike.
  • Përvoja e punës së paku  1 vjet
  • Patentë shoferi për kamion;
  • Njohja e bazave funksionale të sistemit të kanalizimeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime. 

Titulli I vendit të Punës – Kimist/e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura

Numri i pozitave: 1 (  Një )

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

            Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Marrja e mostrave në hyrje, dalje, në sqaruesit dytësorë në rezervuarë ajrosës ose filtra rrjedhës dhe rezervuarë llumrash
  • Matja e parametrave në hyrje, dalje, në sqarues sekondarë, në rezervuarë ajrosës ose filtra rrjedhës Planifikimi i kimikateve
  • Monitorimi i parametrave vijues: Oksigjen, vëllimi I llumit, pH, COD, BOD5, lëndët e ngurta totale
  • Si dhe punë të tjera të caktuar nga Udhehqesit kompetent. 

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Përgaditja profesionale/shkollore:  Shkolla e Mesme Profesionale- Teknik Laboratori – Kimi . Përparësi  kandidatet  në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore- drejtimi Kimi Inxhinierike.
  • Përvoja e punës 2 vjeçare 
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime. 

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme :

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-   Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data:  20/10/2021 deri me  03/11/2021Adresa e zyrës: Rr “UÇK”, Nr.7, 50000, Gjakovë, Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Të ngjashme