KRU “Gjakova” ka njoftuar se janë duke vazhduar monitorimin e kanalit të hapur për mbushjen e Liqenit me ujë të pastër.
Deri me tani lartësia e ujit është 47 cm.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të KRU “Gjakova”
Puntorët e KRU “Gjakova” vazhdimisht janë në monitorim të kanalit të hapur për mbushjen e Liqenit me ujë të pastër dhe cilësor.
Aktualisht lartësia e ujit në hyrje të kanalit derivues për mbushje është 47 cm.
Pamje aktuale nga kanali derivues në Lumbardhë të Deçanit nga ku furnizohet me ujë Liqeni i Radoniqit.