Departamenti i shitjes në kuadër të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, apelon tek të gjithë konsumatorët përfshirë të gjitha kategoritë; shtëpiak, komercial dhe industrial që në momentin e pranimit të faturës për ujin e shpenzuar të kryejnë pagesën e obligimeve rregullisht duke evituar kështu grumbullimin e borxheve ndaj kësaj kompanie.
Në të kundërtën KRU “Gjakova”, do të jetë e obliguar që të aplikojë masa të cilat përfshijnë:
Shkyçjen e konsumatorëve individual, inicim të procedurës përmbarimore dhe masa të tjera ligjore.
“Ky njoftim vlenë për të gjithë zonën e mbulueshmërisë përkatësisht; Komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe fshatrat e Lumbardhit”.
“KRU “Gjakova” do të vazhdojë ofrimin e shërbimeve në mënyrë profesionale dhe precize, duke falenderuar të gjithë konsumatorët e rregullt të cilët në baza mujore kryejnë pagesën e faturave për ujin e shpenzuar”.
“Duke shpresuar që ky njoftim do të respektohet nga ana juaj, ju falenderojmë për mirëkuptim!”