KRU “Gjakova ka njoftuar se nesër konsumatorët e disa zonave do të mbesin 8 orë pa furnizim me ujë, raporton Ekonomia Online.
Arsyeja e kësaj ndërprerje thuhet të jenë punimet për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për ndërprerje të ujit.
Njoftojmë konsumatorët se për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor Ø 800 , KRU “Gjakova” është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë, neser datë 21.10.2020 nga ora 10:00 deri 18:00.
Si arsyje e punimeve të lartë cekura, zona pa furnizim prej 8 orësh do përfshijë zonën operative të Rahovecit, Prizrenit si dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës , Lipovec, Dol, Kushavec, Rogovë
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova”sh.a. 20.10.2020.