KRU “Gjakova” njofton për tarifat e reja të përcaktuara nga ARRU

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” përmes një komunikate për media ka njoftuar për ndryshim të tarifave nga ARRU.

Në njoftim thuhet se bazuar në Ligin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve.

“Njoftojmë konsumatorët se sipas tarifave të reja të përcaktuara nga ARRU, ndryshime kanë pësuar:

-Tarifat fikse dhe Tarifat volumetrike për aktivitetet themelore të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura. -Kategoria e konsumatorëve-Shtëpiak

-Tarifa Volumetrike për Shërbimet e ujërave të ndotura nga 0.7 në 0.14. – Kategoria e konsumatorëve

-Jo Shtëpiak (komercial dhe Institucional)- Tarifa Volumetrike për Shërbimet e ujësjellësit ka pësuar rënje nga 0.64 në 0.56. – Kategoria e konsumatorëve

-Jo Shtëpiak (komercial dhe Institucional)

– Tarifa Volumetrike për Shërbimet e ujërave të ndotura nga 0.16 në 0.30. Më hollësisht bashkangjitur gjeni linkun e Vendimit për miratimin e urdhëresës së tarifave nga ARRU: http://www.arru-rks.org/tarifat/318/tarifat-e-sherbimit/318

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme