KRU “Gjakova” njofton se do ketë ndërprerje të ujit në Gjakovë, Rahovec dhe Prizren

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” ka njoftuar se janë në limitet e furnizimit nga rezervuarët, dhe se gradualisht do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësitë e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Tutje ata kanë informuar se ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell, dhe do ju mbajnë të informuar për çdo ndryshim.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Njoftim rreth furnizimit me ujë.
Vazhdojnë punimet në sanimin e defektit në gypin kryesorë fi 1100.
Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se ekipet e KRU “Gjakova” ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell.
Gjatë punimeve ekipet punuese kanë hasur në problematika të pa parashikuara, si pasojë e kësaj sanimi i defektit mundë të zgjasë edhe për disa orë.
Njëkohësisht ju njoftojmë se jemi në limitet e furnizimit nga rezervuarët, gradualishtë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësit e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të natës, duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë të jetë e mundur të rikthejmë furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
KRU Gjakova sh.a
09.06.2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme