KRU “Gjakova” njofton se po sanohet dëmtimi i një gypi, kjo zonë mbetet pa ujë për një orë

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të punimeve që po bëhen pas dëmtimit të një gypi në rrugën “Bajram Curri” furnizimi me ujë do të rikthehet pas një ore.

Njoftimi i plotë në facebook:

Ekipa e njësisë së Departamentit Teknik, janë duke zhvilluar punime në rrugën “Bajram Curri”-Gjakovë!

Ky intervenim nga puntorët e KRU “Gjakova” ishte i domosdoshëm për shkak të eliminimit të rrjedhjes së ujit si pasojë e dëmtimit të gypit fi 63.

Furnizimi me ujë për banorët e kësaj zone do rikthehet brenda një ore.

Faleminderit për mirëkuptim

KRU “Gjakova”SH.A.

16.04.2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme