Kompania Rajonale e Ujit “Gjakova”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro.
Sipas kompanisë konsumatorët duhet që të bëjnë programimin e borxhit në afat prej 24 muajsh.
Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë KRU “Gjakova” paralajmëron se të njëjti do të dërgohen të përmbaruesi.
“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”.
Njoftim i plotë:
Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke shpërndarë vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro, për ti njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi.
Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste deri 24 muaj.
Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë.
E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Ju rikujtojmë se pagesat ndaj shërbimeve të ujit duhet të kryhen cdo muaj!
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova” SH.A.