Të gjithë qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU “Gjakova”, mund ta përdorin këtë ujë edhe pas reshjeve dhe vërshimeve që kanë përcjellë vendin gjatë ditëve të fundit, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha që uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur.
Ndërsa, theksoi se uji i pijshëm për ata që e përdorin nga burimet e tyre s’është i cilësisë së duhur.
“Edhe impianti i ujit në Batushë që furnizon fshatrat e Rekës së Keqe, kanë pasur ujë mjaft cilësor. I sigurojë konsumatorët se është ujë mjaft kuantitativ dhe mund ta konsumojnë të gjithë. Këtu përjashtohen zonat që furnizohen me ujë vetanak. Kohëve të fundit kemi vërejtur se ky ujë nuk i përket kualitetit të duhur për tu konsumuar andaj me kohë i kemi njoftuar që momentalisht ai ujë nuk mund të konsumohet. Ndërsa sa i përket zonës që i furnizojmë nga liqeni i Radoniqit e potencoj se uji është i cilësisë së lartë dhe nuk ka probleme për tu konsumuar. Të gjitha ekipet në teren janë duke u marr me monitorimin e ujit duke marrë mostra për të mirëmbajtur kualitetine ujit. Këto komuna janë me fat që konsumojnë këtë ujë”, tha ajo.
Problemi i vetëm sipas Zëdhënëses Dina është me kanalizimet sidomos gjatë vërshimeve.