Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të intervenimeve në gypin kryesorë 250 fi në Komunën e Rahovecit, furnizimin me ujë për 4 orët e ardhshme do të ndërpritet në fshatrat Ratkovc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin.
“Ky intervenim po bëhet me qëllim rregullimin e shtypjes së furnizimit me ujë të pijes për banorët e kësaj zone. Ekipet teknike të KRU “Gjakova”, janë duke punuar intensivisht në mënyrë që furnizimi me ujë të rregullt të iu rikthehet konsumatorëve të zonës. Kjo iniciativë është në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit”, ka thënë në një njoftim të kësaj kompanie. Ata i kanë falënderuar konsumatorët për mirëkuptim.