Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas reshjeve të fundit në gjithë vendin disa burime të ujit të menaxhuara nga kjo kompani karakterizohen nga uji me turbullirë të lartë.
Prandaj kompania ka bërë apel që uji i pijes të mos konsumohet deri në njoftimin e radhës.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët që furnizohen nga ujërat e burimeve.
KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si pasojë e reshjeve ekstreme në tërë territorin furnizues me ujë të pijshëm , ujërat e burimeve të menaxhuara nga kompania jonë ku bëjnë pjesë; Gërqina ,Damjani, Opterusha , Hoça e Madhe, Senoci dhe Drenoci, karakterizohen nga uji me turbullirë të lartë.
Konsumatorëve të cilët furnizohen nga këto burime iu rekomandojmë që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
Ekipet tona të mostrimit dhe analizave të ujit po monitorojnë nonstop gjendjen dhe do ju njoftojmë me kohë për normalizimin e situatës.
Lidhur me situatën janë njoftuar dhe organet kompetente.