Kompania Rajonale e Ujësjellësitë “Gjakova” është duke punuar në sanimin e defektit të një gypi në Xërxë.
“Ekipet tona edhe në këto orë janë duke vazhduar punimet që të stabilizojnë sa më parë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e zonës”, thuhet në njoftim.
“Ekipa nga vendi i ngjarjes na njoftojnë se pritet që furnizimi me ujë të rikthehet brenda 2 orëve!”, thuhet tutje aty.
KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të zonës.