Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se kompania rajonale e ujësjellësit KRU Mitrovica ka nënshkruar marrëveshje shërbimi me katër komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut, raporton Ekonomia Online.
“Më lejoni që në fillim të tregoj që me të niusr vitit 2025 kompania rajonale KRU Mitrovica e ka nënshkruar marrëvehsjen e shërbimit me katër komunat veriorie, Leposaviq, Zvecan, zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut. Tani kompania KRU Mitovica ka shoallur konkurse për 121 vende punë.”, deklaroi Kurti.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ndërmarrja publike ka ndjekur praktikat më të mira dhe ka ndryshuar rregulloren e sistematizimit të vendeve të punës, duke krijuar 121 vende të reja në këto komuna. Konkursi për 68 pozita përfundon më 8 gusht, ndërsa për 53 të tjerat më 19 gusht.
“KRU Mitrocia si ndërmmarje publike ka treguar gatishmër për të ndjekur praktikat më të mira, mbi këtë bazë ka punuar shtrirjen e shërbimit në katër komunat veriore. KRU Mitrovia gjithashtu ka ndryshuar rregulloren e sistematizimit të vendeve të punës, duke krijuar 121 vende të reja të punës në katër komunat veriore, konkurset për komunat tashmë janë shpallur, afati për 68 pozita është 8 gushti kurse për 53 vende të tjera mbyllet me 19 gusht”, shtoi ajo.
