KRU “Prishtina”: Nga sot zero tolerancë për konsumatorët ilegalë

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot do të realizohen dy shkyçje të mëdha dhe se nga sot do të ketë zero tolerancë për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.

Në llogarinë e Facebook-ut të kësaj kompanie bëhet e ditur se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

“Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në aksion të paparë deri më sot”, thuhet në një pjesë të postimit të KRU “Prishtina”.

Të ngjashme