KRU “Prishtina”: Nuk do të kemi mungesë të ujit deri në fundvit

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë se nuk do të mungojë furnizimi me ujë të pijshëm deri në fund të këtij viti.

Ajo thotë se edhe pse ishte një verë e nxehtë, sasia e ujit në Liqenin e Batllavës dhe në atë të Badocit nuk ka rënë.

“Kjo verë ka qenë shumë interesante, sepse shumë e nxehtë, por Liqeni i Batllavës dhe i Badocit nuk kanë rënë, vetëm diku minus një metër e gjysmë nën kuotën maksimale të mbushjes, kanë qenë mjaft mirë dhe janë mirë, kjo është një lajm i mirë, sepse nuk do të kemi mungesë të ujit deri në fund të këtij viti”, tha Mjeku në Klan Kosova FM.

Të ngjashme